Kalo te lënda

Gjakova, mollë sherri e koalicionit Thaçi – Pacolli

largea_largea_kryesore2213837545211383755813AKR-ja mund ta rrëzojë Qeverinë, nëse Haradinaj s’dorëzohet

Gjakova kthehet në mollë sherri për koalicionin qeverisës, Thaçi – Pacolli. Aktualisht Qeveria aktuale nuk ka më shumë se 60 vota në Kuvend, duke u barazuar me vota pozita dhe opozita. Por, askush nuk e ka marrë përsipër ende që të parashtrojë një mocion mosbesimi ndaj Qeverisë Thaçi. Situatën e bën më të ndërlikuar qëndrimi thuaja prej vasali i Ramush Haradinajt, i cili e ka mbështetur në vazhdimësi Hashim Thaçin me shpresën se këta dy mund të ndajnë dy postet më të larta të shtetit, kryeministrin Ramushi dhe Presidentin Hashimi.

Kërcënimi

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Aleanca për Kosovë të Re janë vënë në garë për të marrë 5 mijë e 436 votat e PDK-së në Komunën e Gjakovës. Presidenti i AKR-së, Behxhet Pacolli i ka thënë kryeministrit Thaçi, se nëse PDK-ja e tij nuk e përkrahë Mimoza Kusarin në balotazh për kryetare të Gjakovës, Pacolli do të largohet nga qeveria. Por, në të njëjtën kohë edhe Ramush Haradinaj e kërcënon kryeministrin Thaçi, se nëse nuk ja jep votat e tij Pal Lekajt, do ta prishin koalicionin me PDK-në për Ramadan Mujën e Prizrenit. AAK e cila i ka dhënë mbështetje të martën Partisë Demokratike të Kosovës në raundin e dytë për Kryetar të Prizrenit po kërkon mbështetjen e PDK-së së në Gjakovë.

Lini një koment