Gani Geci: Për ata që se dojnë Drenicën dhe Kosovën
Duke i pa shkrimet pas rastit në Skënderaj deomos mu dasht t’i them ca fjalë .
Në vitin 2001 në një takim me presidentin Rugova u pata ankuar në Stuttgart të Gjermanisë , u ankova para presidentit dhe ithashë: “ President po na vrasin” , dhe ai më tha:” Unë lus anëtarësinë time që të ruhen dhe të heshtin dhe ma bëri këë pyetje , “ A ma mirë është me na u vra 500 nga LDK-ja e 500 nga PDK-ja që të gjithë janë shqiptarë dhe unë I thashë nuk e di. Ai më tha:” Ma mirë është me na u vra 1000 nga LDK-ja dhe asnjë nga PDK-ja se me u vra 500 andej e 500 këndej e bashkësia ndërkombëtare me hy me na nda mes veti e pavarësia e Kosovës me u shty në afat të pacaktuar, dhe kurrë mos me u dit se prej cilit krah ka ardh krimi. Dhe fatmirësisht tash 14 vjet më vonë po dihet se nga cili krahë na ka ardh krimi dhe vëllavrasja është evitu dhe pavarësia ka ardhur.
Unë nuk e paskam dit që jka njerëz në Kosovë që e deshirojnë gjakderdhjen në Drenicë ,për qdo ditë e më tepër po bindem se një pjesë e njerëzve janë më të këqij se kafshët.
Në kohërat e kaluara në odat e Drenicës mbas ndonjë ngatrrese, njerëzit q ë shkonin për ti vizituar familjet ju thonin: “Mos u mërzitni o burra ,ishalla e mbrama vjen me hajr” dhe thonin ata që kanë mundësi me ban mirë e me fol mirë ,” Folni mirë e bani mirë”,ndërsa ata që bëjnë keq ,”E keqja I gjet” .
Disa analist e kulmnist po mundohen të bëjnë analiza e kolumne të ndryshme duke u marr me të tjerët dhe duke u munduar se me fatkeqësinë e të tjerëve të vinë në pushtet . Disa prej kolumnistëve tashëm mund të jenë edhe shokë të disa vrasëseve të vrarë nga Policia e UNMIK-ut pas lufte, ndoshta mund të jenë edhe shokë të urdhërdhënësve dhe dëshirat e tyre nuk janë plotësuar që në incidentin e Skënderajt të vritet dikush,por falë atij incidenti janë sqaruar shumë gjëra dhe të gjithë ata që kanë insistuar edhe gjatë kohërave të vjetra dhe edhe tash insistojnë për pajtime nuk janë të ligj.
Ndoshta dikuj ju kanë shuar shpresat për me ardh në pushtet me anë e vëllavrasjeve në Drenicë, por qka me ban unë nuk mund t’ia ushqejë shpresat askujt.
E di që Fadil Hoxhën e ka penguar afrimi I Shaban Polluzhës me Mehmet Gradicën në vitin 1945, por Shaban Polluzha ka pas 12 000 vetë mbrapa ndërsa Mehmet Gradica vetëm 12 vetë, dhe në fund ata të dy janë vrarë në një front të përbashkët kundër Serbisë në Kullat e Dvoranve të fshatit Terstenik të Drenicës së Kuqe.
Edhe takimi im me Hashim Thaqin dikan e ka pengu dhe pom duket që po e pengon ende , por qka të bëjë kjo është e vërtetë dhe falë kësaj disa familje flejnë më qetë dhe atyre hastretgjive që I thojna na në Drenicë ju ka hapur goja për analiza e kolumne, por e vërteta është se atë ditë nuk pati të vrarë e as të plagosur .
Dhe në një ngatrresë ku nuk ka të vrarë e as të plagosur e as të rrahur i thonë fjalosje. E për fjalosje dikuj po I mbetet merak që nuk po ka ndjekje penale dhe që nuk janë nis njësia speciale .Ndoshta dikush do të kishte dëshirë që të veprohej si në kohën e Serbisë me tanksa e helikoptera ashtu si kundër familjes së Adem Jasharit por ja që fatmirësisht nuk ndodhi ajo dhe ëndërrat dhe dëshirat nuk ju bën realitet,.Nëse dikush ka harru po ia përkujtoi se në rrethin e tij janë vrarë dy intelektual më të mëdhenj të Kosovës , Enver Maloku dhe Xhemajl Mustafa dhe janë plaguar Agim Veliu e Ejup Visoga dhe po quditëm se si nuk iu shkoi asnjëherë mendja këtyre kolumnistëve dhe analistëve që të analizojnë vrasjet dhe plagesat që ju ndodhën në rrethin e tyre.
Unë gjithherë kam thënë dhe po them që ata që më plagosën mua me 19.10.2001 dhe mi vranë dy shokët, që njëri ishte gazetar dhe tjetri pjesëtar I sigurisë së Presidentit Rugovaem do te mundohem me mish e me shpirt me i ven para drejtesis ,dhe kët ana analistët dhe kolumnistët do të duhet të vëheshin në ndjkjen e vrasësve të kolegëve të tyre siq ishte Enver Maloku dhe kolumnisti e intelektuali Xhemajl Mustafa .
Por fatkeqësisht këtu në Kosovë disa kolumluca kanë qenë dhe janë në mbrojtje të vrasëve , ndoshta do të ishte më mirë që këta kolumluca të merren më tepër me shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe me bisedimet Kosovë-Serbi sesa me jë rast që ka ndodhë në pikë të ditës dhe para kamerave . Gjithë ata që kontribuojnë të mos ketë vëllavrasje në Drenicë e Kosovë Zoti i ndihmoft , dhe të gjithë ata që kontribuojnë që vrasësit të vihen para drejtësisë Zoti i ndihmoftë.