Dacic: Nëse nuk votojnë serbët, veriu me kryetar shqiptar
Kryeministri i Serbisë, Ivica Dacic ka thënë pas takimit në Bruksel që është e rëndësishme që serbët në Kosovë në numër sa më të madh të dalin në zgjedhjet e përsëritura në veri të Mitrovicës.
“Nëse mbetet vendimi i KQZ-së që zgjedhjet të përsëritën në vetëm tri vendvotime, kurse serbët nga Mitrovica e veriut nuk dalin në numër të mjaftueshëm, do ta kemi kryetarin shqiptar. Kjo do të shkaktonte konflikte, ndoshta edhe të armatosura dhe në atë rast Serbia nuk do të mund të ndihmonte shumë”, ka thënë Dacic, transmeton ORAinfo.
Ai ka thënë se të tri palët (kosovare, serbe dhe BE-ja) e kanë vlerësuar pozitivisht daljen e serbëve në zgjedhje në rrethin e parë, me gjithë incidentet në veri të Mitrovicës.
KQZ ka anuluar rezultatet e zgjedhjeve të 3 nëntorit në tri vendvotime në Mitrovicës Veriore për shkak të ndërhyrjes së dhunshme të grupeve të huliganëve, të cilët penguan procesin e votimit. /Telegrafi/