Kalo te lënda

Aksident i rëndë në Duhel

foto Policia Rajonale e Prizrenit ka konfirmuar aksidentin e ndodhur sot në Qafë të Duhles.

Vesel Gashi, zyrtar për informim në polici, ka thënë për Indeksonline se, dy persona kanë marrë lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Suharekë.

Sipas policisë, një veturë e tipit “Audi” duke mos përshtatur kushtet e rrugës ka humbur kontrollin dhe e ka goditur një kamion i cili po qarkullon në shiritin e tij në drejtim të Shtimes.

Gashi tha se, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse të policisë të cilat po merren me hetimin e aksidentit./Indeksonline/

——

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 13:00 në aksin rrugor Shtime-Prizren, saktësisht në fshatin Duhel.

Në aksident janë të përfshirë një minibus, një veturë e EULEX-it dhe dy vetura civile.

Dëshmitarët kanë njoftuar se ka persona të lënduar, mirëpo Policia e Kosovës ende nuk ka një informacion të tillë./Indeksonline/

Lini një koment