Kalo te lënda

Në veri, arrestohet anëtari i lëvizjes nacionaliste

fotoPolicia e Kosovës ka njoftuar mbrëmë se për shkak të pengimit të procesit të votimit në veri të Mitrovicës ka arrestuar shtetasin serb G.P. (36), të cilit i është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orësh.

Shefi i policisë hetues për rajonin e Mitrovicës, Zhelko Bojiq nuk ka dashur të flas për detajet e këtij arrestimit.

“Blic” merr vesh se bëhet fjalë për Goran Petroviqin nga Surçini, i cili është pjesë e lëvizjes nacionaliste serbe “Nasi 1389” dhe te ai është gjetur substancë narkotike.

“Burime tona thonë që Petroviq nuk ka qenë në grupin që ka demoluar disa vendvotime, por është pjesë e organizimit të gjerë që grupit që ka shkaktuar parregullsi në pjesën veriore të Kosovës gjatë votimeve për zgjedhjet lokale”, shkruan “Blic”, transmeton orainfo.

Po ashtu merret vesh se pjesë e këtij grupi janë edhe huliganët e skuadrës serbe të futbollit, Crvena Zvezda “Delije”. /Indeksonline/

Lini një koment