Lexhendari: Nuk do ta pranoj këtë herë postin e kryetarit të Prishtinës! (Video)
Në emisionin Zona B me Baton Haxhiun, në Klan Kosova, kryetari lexhendar i Partisë së Fortë, Visar Arifaj, thotë se do të vazhdojë të bashkëpunojë me të gjithë të fortit e partive tjera, se ju pëlqen puna e tyre dhe do t’i shtyjnë para ata që, sipas tij, e kanë dëshmuar veten deri sot.
“Kemi vendosur të mos e privilegjojmë Prishtinë krahas komunave tjera, dhe siç e ka thënë Korab Sejdiu, është pak e pamjaftueshme rroga e kryetarit, kështu që vendosa të mos e marrë këtë post, po ta lë për zgjedhje tjera, duke ju lënë hapësirë Isa Mustafës dhe Shpend Ahmetit”, ka thënë ai. “Thjeshtë, është pagë e vogël”.
Arifaj thotë se do të hapin degë në qytete tjera i cili është shumë i kënaqur me performancën e të gjithë nënkryetarëve të partisë së tij serioze.