Kalo te lënda

LDK, Limaj, Berisha, VV-ja do të përmbysin PDK-në në Prizren, Dragash, e Lipjan

largea_muja1383583692Pavarësisht mbështetjes së “Arkadashit” Erdogan që ndërhyri në fushatën zgjedhore në Prizren, pritet që Ramadan Muja i PDK-së të sfidohet nga opozita dhe struktura të ndryshme që kanë ndikim të votuesit në terren. Në balotazhin e 1 dhjetorit,  pritet që opozita do të synoj përmbysjen e “Sulltanëve” të PDK-së që janë në pushtet.  Përllogaritet se faktori Fatmir Limaj, Zafir Berisha dhe VV-ja do të përmbysin PDK-në në Prizren, Dragash, e Lipjan. Ky paralajmërim është shfaqur qarqeve në strukturat lokale të afërta me Limajn, BD-në e Zafir Berishës sikurse edhe VV-së/ Vetëvendosjes. Kjo e fundit edhe pse në opozitë ka vendosur që zyrtarisht të mos bëj koalicion me asnjërën parti, por në prapaskenë do të jetë e angazhuar fuqishëm në terren për ta dërmuar PDK-së. Opozita, e Fatmir Limaj së bashku me Fitim Selimin drejtues i Iniciativës Qytetare për Lipjanin pritet të angazhohen në terren kundër PDK-së dhe pritet ta qojnë në shtëpi Shukri Bujën/ PDK në Lipjan. Kjo për faktin se Fitim Selimin i mbështetur nga Limaj dhe opozita janë pozicionuar kundër PDK-së.

Lini një koment