Kalo te lënda

Daçiq thotë se në Bruksel do të flitet për rivotim në veri

f1_05daciq1383658761Beograd, Shpallja e pavlefshme e zgjedhjeve në veri të Kosovës do të jetë një nga temat që do të diskutohen nesër në Bruksel, ka deklaruar kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, duke iu referuar takimit të paralajmëruar ndërmjet tij dhe kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi. “Në takim me Ashtonin dhe Thaçin, njëra nga temat e bisedimeve do të jetë edhe shpallja e pavlefshme e zgjedhjeve në veri të Kosovës, si dhe në të gjitha vendet, ku serbët e kanë pasur të pamundur të votojnë dhe kanë qenë të frikësuar”, ka thënë Daçiq për mediet serbe.

Lini një koment