Adelina me dy këngë të reja
Adelina Tahiri ka premtuar të sjellë edhe dy këngë të reja njëra prej të cilave është badalë dhe do të vijë para festës së Vitit të Ri.
“Para festave do të dal me një këngë tjetër. Kënga është duke u punuar nga Mc Doda. Është një këngë shumë e mirë”, ka thënë ajo gjatë një prononcimi për Tribuna.
Këngëtarja seksi ka premtuar se veç saj do të sjellë edhe një këngë tjetër të zhanrit baladë, e cila do të vijë enkas për festat e fundvitit.
“Për festa të fund vitit e kam në planë të vij edhe me një baladë. Por imtësitë po i lëmë të shihen kur të finalizohet kënga”, ka shtuar Adelina. /Tribuna/