Kalo te lënda

Të martën nis gjykimi ndaj Ramadan Mujës

f1_12muja-futja-vule-fotos-jpg1376298527Prizren, 22 gusht – Kryetari i Prizrenit javën e ardhshme më shumë do ta kalojë në Gjykatë sesa në zyrën e tij në komunë. Gjykimi i Ramadan Mujës do të nisë të martën, më 13 gusht.

Gjykimi i është caktuar ditë më parë, pas një zvarritje disa mujore nga gjyqtari i EULEX’it që udhëheq me rastin Vladimir Nikula, transmeton Tribuna. Fillimin e procesit gjyqësor e konfirmoi edhe avokati i Mujës Ruzhdi Berisha.

“Të martën fillon procesi gjyqësor ndaj klientit tim”, tha Berisha. Sipas tij seanca do të ketë edhe të mërkurën dhe të enjten. Berisha tha se klienti i tij është i pafajshëm por fjalën e fundit sipas tij do ta vendosë gjykata. Avokati i Mujës parasheh një proces të gjatë pasi që përveç Mujës të akuzuar janë edhe pesë zyrtarë tjerë që akuzohen për korrupsion.

Lini një koment