Isa Mustafa argëtohet me të rinjtë
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Isa Mustafa, së bashku me shumë të rinj ka festuar në Taukbahqe ditën Ndërkombëtare të Rinisë.![]()

Mustafa, dinë të jetë argëtues, dhe t’i përshtatet ambientit.
Përkundër moshës, i pari i Prishtinës, ka treguar se vazhdon të merret me aktivitete të ndryshme sportive, dhe se ende dinë të jetë në formë.
Së bashku me shumë të rinj të tjerë, ai i’u bashkua lojës së quajtur “Ping Pong në ujë” ku nuk pati edhe aq fat.

Pas kësaj, Mustafës, përshtypje i bëri loja e basketit. Kreu i Prishtinës, duket se zoton aftësi të mira për këtë lojë. Ai shenoi pikë në këtë lojë, pikë fitoreje këto të cilat u përcollen me duartrokitje.

Në sy i “ranë” edhe biçikletat. Isa nuk përtoi të argëtohet me shumë të rinj, ku shfrytëzoi rastin dhe bëri disa paraqitje edhe me biçikletë.

Në kuadër të kësaj dite, Mustafa ka folur për angazhimin dhe të arriturat e Komunës lidhur përmisimin e kushteve për të rinjtë.
“Kemi investuar rreth gjysmë milioni euro në Taukbahqe, për rregullimin e fushave të sportit. Deri në fund të vitit do të hapen katër fusha të tenisit. Gjithë vendi do të jetë i gjelbër”, ka thënë Mustafa./Indeksonline/