Kalo te lënda

Ditët, javët dhe muajt e ardhshëm – vendimtarë për liberalizimin e vizave!

fotoNë vjeshtën e sivjetme do të nisin negociatat  për marrëveshjen e Stabilizim Asociomit të cilat pritet të përmbyllen në pranverën e 2014-së. Në takimin e parë të grupit konsultative për MSA, kreu i qeverisë ka kërkuar nga ministrat gjegjës që të kenë primare angazhimin për plotësimin e kushteve për MSA-në. Ai u ka tërhequr vërejtjen ministrave se ky proces nuk ka të bëjë me agjenda politike por me interesin shtetëror dhe anëtarësimin e Kosovës në BE.

Kryeministri Thaçi  gjithashtu ka thënë se prioritet i Qeverisë përveç MSA-së është edhe përmbushja e kritereve për liberalizimin e vizave që është i një rëndësie të jashtëzakonshme për qytetarët dhe  të ardhmen evropiane të Kosovës.  Por sipas tij deri sa të sigurohet liberalizimi i vizave, qeveria nuk mund të relaksohet, por duhet të punojmë edhe më shumë dhe veprimet tona duhet të intensifikohen në maksimum. E posaçërisht, sipas kreut të ekzekutivit  angazhim më të shtuar duhet të tregojnë agjencitë për zbatimin e ligjit, si Policia e Kosovës, Këshilli Prokurorial, Këshilli Gjyqësor, Doganat, Administrata Tatimore, Agjencia për Menaxhimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe Konfiskuar, Agjencia Kundër Korrupsionit dhe mekanizma të tjerë.

Thaçi ka thënë se ditët, javët dhe muajt e ardhshëm janë vendimtarë për liberalizimin e vizave.

Ndërsa kryenegociatorja për MSA-ë, Vlora Çitaku ka thënë se marrëveshja do të jetë baza  ligjore për të gjitha hapat e radhës që do të merren për aderimin Kosovës në Bashkimin Evropian. Sipas Çitakut negociatë do të kenë 4 apo 5 takim dhe si pikënisje do ta kenë tregtinë.

Lini një koment