Kalo te lënda

Dardan Sejdiu i VV-së: LDK nuk ka vullnet për ta rrëzuar Thaçin

fotoCA53RFH9Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje dhe eksperti i ekonomisë, Dardan Sejdiu, i cili dje gjatë një aktiviteti të degës së VV-së në Prishtinë kishte krahasuar, sa i përket keqmenaxhimit të buxhetit, qeverisjen e LDK-së në Prishtinë me atë të qeverisë qendrore, i është kundërpërgjigjur sot Nënkryetarit të Prishtinës Avdullah Hotit. Më poshtë reagimi i Sejdiut

“Lëvizja VETËVENDOSJE! që nga viti 2011 ka bërë përpjekje që të krijohet një front opozitar i cili e rrëzon Qeverinë Thaçi.  Për më shumë Lëvizja VETËVENDOSJE! ka ndërmarrë shumë iniciativa për këtë bashkërendim, dhe sa për ilustrim po i përmend disa me poshtë:

1. Grupi parlamentar i VETËVENDOSJE!-s i ka kërkuar bashkëpunim në nëntor të vitit 2011 LDK-së për të realizuar mocion mosbesimi për qeverinë.

2. Grupi parlamentar i VETËVENDOSJE!-s i ka kërkuar bashkëpunim në ngritjen e komisionit hetimor për SHIK-un në 29 mars 2012, grupit të LDK-së.

3. Grupi parlamentar i VETËVENDOSJE!-s i ka kërkuar bashkëpunim në 2012 për të realizuar Komision Hetimor për Financat dhe menaxhimin e Radio Televizionit Publik.

4. Drejtues të VETËVENDOSJE!-s i kanë kërkuar koordinim për të ndalur proceset e dëmshme të marrëveshjes Thaçi-Daçiç.

Pra, Lëvizjes VETËVENDOSJE! ka krijuar edhe hapësirën edhe mundësinë për të bashkëpunuar në bashkërendim të aktivitetit opozitar deri në rrëzimin e Qeverisë Thaçi por që përgjigja vjen vetëm pas aktivitetit të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Prishtinë.  Reagime të tilla nuk janë as institucionale e as politike, e aq më tepër në frymën e opozitarizmit aq të domosdoshme për vendin. Përkundrazi  janë vazhdim i legjitimimit të së njëjtës formë të pushtetit që e ka marrë peng Kosovën prej 14 vitesh”./Indeksonline/

Lini një koment