Beogradi në veri e do “Lidhjen e Asociacionit me Serbinë”
Beograd, 12 gusht – Kryetar i Komitetit për Kosovën në Parlamentin e Serbisë, Milovan Drecun, tha se Beogradi duhet të bëjë gjithçka që zgjedhjet lokale në Kosovë në mbahen në zonat me popullsi serbe dhe që në to të dalin sa më shumë serbë.
”Ne duhet që me aktivitet të fortë diplomatik, presion mbi BE-në dhe Washingtonin, ta fashisim Prishtinën, që Prishtina të heq dorë nga mospërfillja e realitetit dhe të ecim para, e kjo do të thotë me fletëvotime ku nuk ka simbole të shtetit të vetëshpallur”, ka thënë Drecun në TV B92..
Drecun tha qëllimi kryesor i politikës së Serbisë është formimi i Asociacionit të komunave serbe në Kosovë, prandaj “duhet të shmangen kurthet që i vë Prishtina duke tentuar që ta shtyjë Beogradin të heq dorë nga zgjedhje ose të kërkojë shtyrjen e tyre”.
Ai pret “të ndalohet që Prishtina që me dukjen e fletëvotimeve të dërgojë porosinë se bisedimet me Beogradin nuk janë neutrale ndaj statusit dhe të dekurajojë serbët që të votojnë në veri të Kosovës”.
Sipas tij, plani i kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, është që “Prishtina të inkurajojë disa parti serbe që ato të marrin sa më shumë vota të elektoratit serb, që do të mund shkaktonte vështirësi në formimin e Asociacionit apo subversionin e saj nga brenda”.
”Sa më shumë serbë në zgjedhje, aq më i sigurt është formimi i Asociacionit, ndërsa prania e Serbisë në Kosovë do të jetë më e madhe”, tha Drecun.
Sipas tij, me formimin e një liste të përbashkët serbe, Beogradi duhet të tregojë forcën e një politike shtetërore të unifikuar për Kosovën, “lidhjen e Asociacionit me Serbinë”, si dhe “margjinalizimin e mundësisë së Prishtinës që nga disa parti të parandalojë formimin e Ascoaicionit apo ta dëmtojnë nga brenda”.