Kalo te lënda

“Belle Air” vjedh pasagjerët dhe Qeverinë

foto“Belle Air” i ka shitur bileta mijëra pasagjerëve, mirëpo nuk ia ka siguruar fluturimet. Kjo kompani përveç udhëtarëve, po vjedh edhe buxhetin e Kosovës, pasi që borxhet e saj ndaj Aeroportit kalojnë shumën prej 2 milionë euro, shkruan Zëri.

Gjashtë policë të Kosovës, një i EULEX-it, dhe mbi katër punëtorë të sigurimit, e ruanin të dielën sportelin e aviokompanisë “Belle Air”, e cila gjendet brenda terminalit të Aeroportit Ndërkombëetar të Prishtinës “Adem Jashari”

Megjithatë as këto forca policore nuk mund t’i ndalnin qindra qytetarë, të cilët shtyheshin me bërryla për të marrë informacione rreth vonesave dhe anulimit të fluturimeve nga kjo kompani, sidomos për në Zvicër dhe Gjermani.

Sali Topjani nga Kaçaniku së bashku me gruan e tij e kombësisë gjermane dhe dy fëmijë, të premtën e kaluar kishin hyrë në avion për tu nisur drejt Dyseldorfit të Gjermanisë. Mirëpo, në moment të fundit atij iu është thënë që duhet të dalë nga avioni, sepse numri i udhëtarëve është më i madh se numri i ulseve./Zëri/

Lini një koment