Thaçi: Beogradi ka dilema për telekomin dhe energjinë
Kryeministri i vendit, Hashim Thaçi ka vlerësuar se duhet të punohet edhe më shumë në implementimin e marrëveshjes për IBM-në dhe se gjithçka që është e lejueshme me Kushtetutën e Kosovës duhet të jetë e pranueshme.
Thaçi ka theksuar se ka ngecje edhe sa i përket telekomunikacionit dhe energjisë duke thënë se Beogradi ka ende dilema për ta pranuar marrëveshjen dhe se sipas tij nuk është hera e parë që Beogradi pretendon të zvarrit procesin për impelemtim.
Ai këto komente i bëri sot në Ferizaj gjatë inspektimeve të punimet në tri projekte të kësaj komune.
Me këtë rast kryetari i Ferizajt Agim Aliu ka thënë se me këto projekte është hapur një kaptinë e re e investimeve në Ferizaj./Indeksonline/