Rita Ora po pushon në Ulqin?
Pop ylli me prejardhje shqiptare Rita Ora, duket se ka ardhur me familje në Ulqin për të kaluar disa ditë pushimi.
Disa fansa të saj e kanë parë këngëtaren në plazhet e Ulqinit, ku kanë shfrytëzuar rastin për të bërë fotografi. Ata menjëherë kanë shkruar në rrjetet sociale vendndodhjen e 22 vjeçares. Disa prej tyre thonë ta kenë parë në shoqërinë e Ledri Vulës.
Si duket Rita ka preferuar të qëndroj disa ditë pranë familjarëve, tash kur ajo ka anuluar disa koncerte këtë fundjavë, si pasojë e një infeksioni në fyt.