Kalo te lënda

Policia fton qytetarët t”i shfrytëzojnë edhe pikat tjera kufitare

fotoPër shkak të fluksit të madh dhe radhëve të gjata në pikën kufitare në Merdarë, policia e Kosovës i njofton udhëtarët se për kalim në Serbi mund ti shfrytëzojnë edhe tri pikat tjera kufitare.

Zëdhënësi i Policisë Brahim Sadriu, përmes Radio Kosovës i ka ftuar qytetarët, që t’i drejtohen edhe pikave tek Dheu i Bardhë që lidhet me Bujanocin, në Mutivodë që lidhet me Medvegjën si dhe në Muçibabë që lidhet me Preshevën. Në këto pika, nuk ka tollovi dhe procedurat kryhen për 10 minuta, tha Sadriu.

Lini një koment