Lidhja e Norës me Robertin në krizë?
Është shëndrruar njëra prej këngëtareve më seksi të estradës, sidomos me ndryshimet e fundit në look-un e saj. Sigurisht se e dini për kë është fjala, kënd tjetër pos Nora Istrefit.
Lidhja e saj shumëvjeqare me Robert Berishën, i njohur për shumë biznese të suksesshme, është shumë e përfolur nga shtypi rozë, ku edhe kësaj radhe vijnë zëra se lidhja e tyre ka pësuar një krizë, si shkak i një konflikti.
Edhe pse zënka në çift ka pasur edhe here të tjera, kjo është hera e parë që ata nuk janë parë më në shoqërinë e njëri-tjetrit, pasi edhe pushimet i kanë bërë të ndarë. Një person i afërt i çiftit ka pohuar se Nora në Dubai nuk ka qenë në shoqërinë e Robertit, por me motrën e saj dhe një mikeshë. Këngëtarja shihet të jetë e shoqëruar vetëm nga motrat kohët e fundit në Prishtinë, qoftë kur shkon të relaksohet në ndonjë pishinë, shkruan Tribuna.
Përndryshe, aa i përket pyetjeve të shumta që i bëhen Norës nga mediat për një martesë të mundshme të tyre, përgjigjjet e saj janë me shumë rezerva, duke thënë se një vendim i tillë duhet të mendohet mirë.