Kalo te lënda

Vazhdojnë pritjet e gjata në pikat kufitare me Serbinë

fotoCA9ZZ9Y9As sot, policia kufitare e Serbisë nuk po i pranon ekstraktet e Lindjes. Kjo ka ndikuar që kolonat e mëdha në pikat kufitare me Serbinë të vazhdojnë edhe ditën e sotme. Ndërkaq, pika kufitare më problematike mbetet ajo e Merdarës, thotë për Kosovapress, Drejtori i Policisë Kufitare, Shaban Gudaj.
Ai arsyeton pritjet, duke thënë se qytetarët mund të marrin edhe vikendeve Certifikatat e Lindjes, dhe se, sipas tij, ata janë të njoftuar se nuk do t’ju pranohet ekstrakti, sikundër që ka ndodhur edhe vjetëve të mëparshme.

Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, të premten, ka thënë për Kosovapress se ky problem pritet zgjidhet shpejt. Sipas Ministrit Rexhepi, Zyrtari Ndërlidhës, Dejan Paviçeviq, është duke biseduar me autoritetet në Serbi për të gjetur një zgjidhje rreth këtij problemi.

Lini një koment