Kalo te lënda

Urtak Hamiti raporton të hënën

fotoCAS949LGDiplomati Kosovar që ishte i angazhuar në Kroaci, Urtak Hamiti do të raportoj të hënën para komisionit funksional në lidhje me skandalin e shkaktuar në Zagreb, me ç’rast iu desh të kthehet në Kosovë.

Burime Brenda ministrisë së jashtme bënë të ditur se Hamiti, do të njoftoj para komisionit, fillimisht me shkrim ndërsa do të informoj edhe me gojë, me ç’rast do të merret në pyetje nga anëtarët e komisionit, njofton standardi.
Më pas, për një periudhë 30 ditore që nga koha e themelimit, komisioni do të dal me një version rreth incidentit në Zagreb, ku Hamiti në gjendje të dehur pati shkaktuar një aksident, duke goditur disa makina. Deri më tani, Urtak Hamiti zëvendës ambasador në Zagreb, nuk ka folur për medie rreth incidentit.
Komisioni përbëhet nga sekretari i përgjithshëm dhe drejtori i përgjigjëm i MPJ-së, një përfaqësues nga presidenca e një nga kryeministria, sikur edhe nga dy ambasadorë./Indeksonline/

Lini një koment