Reali nuk e njeh Interin
Me rezultat 3-0, Real Madridi e ka mposhtur Interin në një ndeshje miqësore që u zhvillua të shtunën mbrëma në SHBA.
Los Blancos ishin skuadra superiore në fraksionin e parë të lojës duke i dominuar Nerazzurrët në çdo aspekt.
Ricardo Kaka i shënoi rivalit të vjetër në tentativën e tij të dytë, edhe pse Handanovic mbrojti goditjen e parë (11’).
Cristiano Ronaldo e bëri 2-0. Zikaltrit i dhanë shumë raste portugezit, prandaj ai duhej që doemos të shënonte (38’).
Në gjysmën e dytë u shënua vetëm një gol, të cilin e shënoi Ricardo Alvarez në portën e gabuar (68’).