Plaçkitje në veri, marrin 70 mijë euro të pensioneve
Tre persona të armatosur dhe të maskuar sot në veri të Kosovës kanë ndaluar një kombi të “Postës së Serbisë” dhe ka vjedhur nga aty shtatë milionë dinarë (1 euro=114 dinarë). Plaçkitësit me uniforma të maskuara dhe me fantomka në kokë e kanë ndalur kombin me para në rrugën Zveçan – Zubin Potok.
“Pas plaçkitjes, ata kanë ikur në pyllin e afërt”, i tha agjencisë erbe Beta komandanti rajonal i policisë së Kosovës për veriun, Nenad Gjuqiq, i cili ka shtuar se hetimet janë duke u zhvilluar.
Supozohet se paratë e vjedhura kanë qenë të destinuara për pagesën e pensioneve.