PDK-ja, të shkojë në opozitë
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se PDK-ja duhet të shkojë në opozitë. Ai ka vlerësuar se shkuarja e PDK-së në opozitë, do të ishte në të mirë të Kosovës.
“Pas gjithë këtyre zhvillimeve, do të ishte shumë më e shëndetshme për demokracinë në vend, që PDK-ja të dalë njëherë në opozitë, ashtu siç ka ndodhur edhe me partitë e tjera”, ka thënë Haradinaj në një intervistë pëtr Epoka e Re.
Ai ka paralajmëruar se për t’u bërë kryeministër, s’do t’i kërkojë ndihmë as Thaçit e as Mustafes, por qytetarëve. “Janë qytetarët ata që vendosin, prandaj duhet ta presim vendimin e tyre. Postin e kryeministrit tanimë nuk e kërkoj as nga Thaçi, as nga Isa, e as nga dikush tjetër, por nga qytetarët e Kosovës”, ka deklaruar Haradinaj.
Haradinaj e ka vlerësuar me notë negative përformancën e koalicionit qeverisës. “Aktualisht kualiteti qeverisës është i dobët, prandaj nota është e dobët për këtë qeveri”, ka theksuar Haradinaj, duke shtuar se me ardhjen e AAK-së në pushtet, do të ndryshojë gjendja në shtetin e Kosovës. “AAK-ja do të shkojë në zgjedhje për ndryshime. Logjika ime është që të vijmë në pushtet për ta ndryshuar gjendjen në Kosovë”, është shprehur Haradinaj./Indeksonline/
Jam pak skeptike ,mir do ishte te shkoj PDK-ja në opozit por do ishte edhe më mirë që AAK-ja të mos ta kalojë pragun si që e thon shumë sondazhe të bëra…
PëlqejeniPëlqejeni