Kalo te lënda

Haradinaj: AAK do të qeverisë me Anamoravën

f_0810204528480_aKreu i AAK-së, Ramush Haradinaj tha të shtunën në Gjilan se më tre nëntor Kosova nuk do t`i kryejë të gjitha punët e veta, kurse fituese e zgjedhjeve në nivel komunal e qendror do të jetë AAK-ia. “AAK-ja nuk do ta mashtrojë Anamoravën, sepse do të jemi me ju dhe do veprojmë bashkë në të gjitha projektet”, tha Haradinaj.

Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj të shtunën i është bashkëngjitur edhe një suksesi të Rexhep Kadriut kandidatit të AAK-së së Gjilanit për kryetar komune, derisa mori pjesë në inaugurimin e një zyreje në lagjen “Arbëria” të qytetit raporton rajonipress.

Lideri i AAK-së pasi ka prerë shiritin së bashku me Rexhep Kadriun tha se kjo zyre tregon qartë për përkushtimin që ka AAK-ja ndaj problemeve të qytetarëve të Gjilanit dhe Anamoravës. ”Kjo zyre është një shtytje dhe ndihmesë për qytetarët gjilanas dhe ne kemi nevojë për njerëz që veprojnë e punojnë në shërbim të qytetarëve” tha Haradinaj.

Haradinaj tha se AAK-ja nuk do ta mashtrojë as Anamoravën e as Gjilanin. “AAK do ju mbështes dhe nuk do ju mashtrojë. Do jemi bashkë edhe me projekte dhe me punë konkrete duke e lidhur Gjilanin me autostradën e Shkupit dhe atë të kombit. Mos harroni se Gjilani dhe Anamorava është anashkaluar nga Qeveria Thaçi, sepse këtu s`ka investime e as vizion për ta nxjerr nga qorrsokaku financuar Gjilanin”, tha Haradinaj.

I pyetur nga rajonipress se ku do ta ketë AAK vendin pas zgjedhjeve të tre nëntorit Haradinaj tha se më 3 nëntor Kosova nuk i kryen të gjitha punët e veta sepse na presin shumë sfida tjera. “Megjithatë më 3 nëntor fituese e zgjedhjeve lokale dhe nacionale do të jetë AAK-ja”, tha Haradinaj.

Edhe Rexhep Kadriu kandidatë për kryetar të Gjilanit tha se hapja e zyrës në lagjen “Arbëria” është bërë me kërkesën e vet banorëve të cilët besojnë në AAK dhe kandidatin e saj.”Unë do jem i pranishëm në këtë zyre dhe së ashku do t`i trajtojmë problemet tuaja”, tha Kadriu. /Telegrafi/

1 Koment »

  1. haj medet haj ,prap ju kthye smundja e andrave me sy qelë …s ka shërim kjo andër karriga e ëmbël po takat nuk ka … s’pari ndroje pragun o shumaR se as ate s ke per ta kalue ani mo ne Gjilan …ncncnc

    Pëlqejeni

Lini një koment