Kalo te lënda

Fluturat “vërshojnë” shtëpitë e prishtinasve gjatë mbrëmjes

f1_10flutra1376164760Prishtinë, 10 gusht – Shtëpitë e prishtinasve gjatë mbrëmjes po mbushen me flutura ngjyrë kafe. Banorët e kryeqytetit thonë se janë mësuar me mushkonja, por se po shqetësohen nga prania e madhe e këtyre insekteve. Ekspertët e kësaj fushe thonë se prania e fluturave është pasojë e temperaturave të larta. Lulzim Katanolli nga  Kompania “Doctor Extraminator” thotë se fluturat nuk paraqesin rrezik për momentin. Katanolli, i cili kryen edhe procesin e dezinsektimit në kryeqytet, thekson se pasi që fluturat nuk paraqesin rrezik,  atëherë nuk është e nevojshme të bëhet dezinfektim i veçantë për to, transmeton KTV.

Ai shton se ky lloj i fluturave nëse qëndron në hapësira ku nuk ka ushqim, atëherë ngordh për dy ditë.

Lini një koment