Kalo te lënda

Fitnes e futboll me paratë e shtetit

fotoPrej Zyrës së Kryeministrit Hashim Thaçi e deri te disa kompani të vogla publike, zyrtarët shtetërorë argëtohen dhe zhvillojnë aktivitete të ndryshme sportive gjatë gjithë vitit me buxhet të shtetit. Edhe pse nuk ka asnjë linjë buxhetore apo planifikim paraprak, shumica e institucioneve shtetërore, duke u treguar të kujdesshme për heqjen e stresit të stafit punues, paguajnë për ta terminët nëpër fusha të ndryshme futbolli dhe atë me mijëra euro në vit.

I vetmi institucion që në këtë aspekt është kujdesur të respektohet barazia gjinore, ka qenë Ministria e Integrimeve Evropiane që udhëhiqet nga Vlora Çitaku. Kjo ministri ua ka paguar aktivitetet sportive edhe punëtorëve meshkuj por edhe atyre femra, shkruan Tribuna.

Derisa për meshkujt Ministria e Integrimeve ka paguar termin për futboll, femrave ua ka mundësuar që të shkojnë në fitnes dhe të bëjnë ushtrime pas orarit të punës. Zyrat për Informim të ministrive kanë hezituar të flasin për detaje rreth këtyre aktiviteteve, por zyrtarët shtetërorë kanë treguar për këto kënaqësi që u jep Qeveria, ndonëse me kusht që të mos u përmendet emri në gazetë.

Lini një koment