Festa e përgjakur
Policia e Kosovës ka njoftuar se, gjatë ditës së enjte, në rajonin e Prizrenit janë shënuar dy raste të therjeve me thika, me ç’rast katër persona janë plagosur.
Sipas policisë, njëri rast ka ndodhur në fshatin Terpezë të Malishevës, ku janë arrestuar tre të dyshuar, pasi që të njëjtit pas një fjalosje kishin sulmuar dy persona.
Njëri nga të dyshuarit kishte përdorur një brisk me ç’rast viktimave i kishte shkaktuar lëndime trupore. Të lënduarve ju është ofruar tretmani mjekësor. Me vendim të Prokurorit, njëri nga të dyshuarit është liruar, ndërsa dy të tjerët janë dërguar në mbajtje.
Ndërsa rasti tjetër ka ndodhur në fshatin Zgatar të Dragashit. Dy të dyshuar, kanë sulmuar fizikisht me një thikë dy persona të cilëve ju kanë shkaktuar lëndime trupore. Të lënduarve ju është ofruar ndihma mjekësore.
Sipas raportit mjekësor, gjendja shëndetësore e viktimave është jashtë rrezikut për jetë.
Sipas policisë, thika e cila dyshohet që është përdorur në rast nuk është gjetur, ndërs motivi i incidentit kishte qenë një pengesë e vendosur në rrugë nga ana e viktimave, të cilët për qëllim kishin pasur që përmes asaj pengese t’i ndalojnë automjetet të cilat zhvillojnë shpejtesinë me të madhe se sa është e lejuar.
Personat e dyshuar kanë tentuar që t’a largojnë pengesën e cekur me ç’rast la plasur sherri. Policia është duke hetuar të dy rastet.