Kalo te lënda

Edhe sot vapë, nesër më freskët me reshje shiu

temp_Diell_1_253231811Edhe sot do të vazhdojë i nxehti i ashtuquajtur ‘afrikan’ me temperatura të larta dhe thatësira. Moti sot do të jetë me diellë dhe shumë i nxehtë, ndërsa në orët e pasdites në pjesën perëndimore të vendit do të ketë kushte për reshje shiu dhe bubullima. Indeksi UV i rrezatimit do të mbërrijë në kuotën 9-të. Temperatura e ditës do të jetë prej 32 deri në 39 gradë celsius.

Sinoptikët për ditët e ardhshme paralajmërojnë ndryshimin e motit me reshje shiu dhe me rënie graduale të temperaturave.

Të shtunën do të jetë moti i ndryshueshëm me reshje shiu. Temperatura e mëngjesit do të jetë deri 23 gradë celsius, ndërsa ajo e ditës deri 35 gradë celsius.

Edhe të dielën do të jetë moti i ndryshueshëm me reshje shiu, ndërsa indeksi i rrezatimit UV do të jetë 6. Temperaturat maksimale do të jenë rreth 34.

Ndryshimi i motit me reshje shiu do të pasojnë edhe të hënën, ku temperatura gjithashtu do të shkojë në 35 gradë celsius.

Lini një koment