Kalo te lënda

Serbia do kompani të veçantë energjetike në veri

fotoMinistrja serbe e Energjetikës Zorana Mihajloviq ka deklaruar sot se negociatat me Kosovën për energjetikën kanë mbetur aty ku kanë qenë para disa muajsh dhe se pala serbe ka mbaruar rundin e dhjetë të tyre, njofton B92.

“Në çdo bisedë delegacioni ynë ka pasur propozime shtesë”, ka thënë ajo dhe ka shtuar se qëllimi është që të ekzistojë kompania që do të furnizonte dhe do të shpërndante rrymën në veri të Kosovës duke shtuar se problem i pazgjidhur mbetet çështja e Gazivodës.

“Kjo ende nuk është zgjidhur dhe kjo nuk është çështje e një ministri por çështje e qeverisë dhe e kryeministrit”, ka thënë Mihajloviq.

Lini një koment