Kalo te lënda

Rita Ora: I urrej personat që thonë, “Kosova është Serbi”

fotoCAJP3FI2Këngëtarja me origjinë kosovare, Rita Ora, në rrjetin e saj “Facebook” shprehet se i urren personat që thonë se Kosova është pjesë e Serbisë.

Këngëtarja me famë botërore, e cila jeton në Londër, shprehet se “Kosova është një komb i pavarur dhe nuk dua që askush të thotë që Kosova është Serbia sepse unë vi nga Kosova”.

“Unë i urrej ata persona kur thonë se Kosova është pjesë e Serbisë. Kosova tani është një komb i pavarur, Kosova që nga viti 2008 është e pavarur nga Serbia. Pra, unë jam nga Kosova, Shqipëria”, ka shkruar Rita Ora në “Facebook”.

Rita Ora thekson se për të arritur pavarësinë Kosova ka duruar edhe urinë.

Pak ditë më parë mediat serbe shkruan se këngëtarja nuk mohonte se do të këndonte dhe në Beograd. Sipas Rita Orës, tani kur vendlindja e saj është e pavarur ajo nuk do të kishte problem të këndonte në Beograd.

Mediat serbe e theksuan vecanërisht këtë fakt duke iu referuar një interviste të Ritës, dhënë revistës britanike “GQ”.

Lini një koment