Kalo te lënda

Nisi “lufta” për Prishtinën

fotoTri partitë që konsiderohen rivale për kreun e Prishtinës, LDK, PDK e “Vetëvendosje”, akoma po i mbajnë të fshehur “xhokerët” që do t’i përdorin për kryeqytetin në zgjedhjet e 3 nëntorit. Kjo fshehtësi megjithatë nuk e ka penguar organizatën e sondazheve “Index Kosova” që të publikojë një anketë për fituesit e Prishtinës. Sipas këtij hulumtimi beteja për Prishtinën, për dallim nga zgjedhjet e kaluara kur Isa Mustafa e fitoi garën pa balotazh, kësaj radhe do të shkonte në balotazh në mes të LDK-së dhe Lëvizjes “Vetëvendosje”, shkruan Zëri.

Megjithatë, ky sondazh ka ngjallur reagimet nga PDK, AAK, AKR.

Armend Zemaj nga LDK-ja thotë se kjo parti është në konsultime të brendshme dhe së shpejti do të dalë me kandidatin e vet për Prishtinën.

Kryetari i PDK-së dega në Prishtinë, Lirak Çelaj, ka thënë se realiteti aspak nuk ndërlidhet me këtë sondazh. Sipas tij, ky sondazh është i manipuluar dhe i porositur nga partitë të cilat dëshirojnë ta marrin pushtetin me këtë lloj fushatash politike.

Nga ana tjetër, Erzen Vraniqi nga “Vetëvendosje” konsideron se të gjitha partitë që kanë qeverisur pas luftës i dallon emri, por i bashkon keqqeverisja.

Ka reaguar edhe kandidatit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryetar të Prishtinës, Besnik Tahirit të cilit nuk i ka pëlqyer rezultati i sondazhit të publikuar nga “Index Kosova”.

Derisa, AKR-ja vlerëson se po bëhen hite lajmet mbi sondazhe të rreme./Zëri/

Lini një koment