Kalo te lënda

Nesër pritet marrëveshja për prefiksin telefonik

f1_07prefiksi1375862057Beograd – Ministri serb i Tregtisë, Rasim Lajiq, i tha tv “Pink” të Serbisë se nesër do të duhej të arrihej marrëveshja rreth prefiksit telefonik për Kosovën. Nëse ndodh ndryshe, bisedimet mund të ndalen.

Nesër është afati kur duhet të deklarohemi rreth propozimit të fundit, që ndodhet në tavolinë. Do të përpiqemi sot gjatë konsultimeve me Brukselin e Prishtinën të gjejmë një zgjidhje, por bisedime të reja nuk do të ketë”, është shprehur Lajiq për tv “Pink”, transmeton Koha.net.

Sipas tij takimi i paralajmëruar ndërmjet kryeministrave Hashim Thaçi e Ivica Daçiq varet nga rezultati i dialogut teknik për telekomunikacionin dhe energjetikën.

“Nëse s’ka marrëveshje, s’do të ketë as takim. Prandaj do të jetë e rëndësishme të arrihet një zgjidhje kompromise”, ka deklaruar Lajiq.

Më herët Lajiq kishte deklaruar se palët ishin pajtuar rreth prefiksit ndërkombëtar të telefonisë për Kosovën dhe se ishin marrë vesh që Telekom Serbia të ketë licencë për telefoni fikse në gjithë territorin e Kosovës.

Lini një koment