Në Gjilan therren me thikë
Në Gjilan ka ndodhur një rrahje në mes të dy personave në rrugën “18 Qershori”, ku gjatë rrahjes janë përdorur mjete të forta dhe thika është njoftuar në një raport të policisë.Të dy personat të përfshirë në përleshje kanë pësuar lëndime trupore. Njëri nga të lënduarit ka pasur lëndime të lehta dhe pas mjekimit është liruar nga spitali, kurse tjetri për shkak të lëndimeve të rënda është dërguar në QKUK për mjekim të mëtutjeshëm,ka njoftuar indeks.
Arsyet e rastit nuk janë bërë të ditura, kurse hetimet janë duke vazhduar.