Kalo te lënda

Lëvizja Vetëvendosje kërkon dorëheqjen e Valdete Dakës nga KQZ-ja

Alban Krasniqi anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe Valdete Daka kryetare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kanë zhvilluar një debat të nxehte mes vete.
Kjo ndodhi në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

7b94d08cca8b7b3ccb2aff647ef49c67_LAnëtari i VV-së kërkoi sqarime nga Daka se në cilesinë e kujt ka shkuar ajo në dialogun që po zhvillohet në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë.
 Daka premtoi se së shpejti do publikojë raportin për këtë punë që Lëvizja Vetëvendosje po kërkon sqarime.
Gjithashtu e quan jo të drejte që VV-ja ka ftuar mediat për të përcjellë këtë ngjarje.
Derisa këta dy po bënin debat mes vete anëtari i PDK-se Betim Gjoshi lëshoi mbledhjen duke thënë se z.Krasniqi dhe Daka po bëjnë debate personale.
Krasniqi ka kërkuar nga ajo të shpjegoj pse janë hequr formularët për regjistrim nga ueb-faqja, derisa kjo e fundit tha se ka pasur gabime që bien ndesh me ligjin. Ai po i ndërhynte vazhdimisht, Gjoshi ka lëshuar mbledhjen, por edhe anëtarët tjerë kanë kërkuar që të ndryshohet tema.
Pas pak minutash Gjoshi është kthyer në mbledhje me shpresën se ndryshon tema. Ndërsa Krasniqi ka kërkuar dorëheqjen e Dakës nga pozita e kryetares së KQZ-së, duke i thanë se ajo po e shkel Kushtetutën.

Lini një koment