Kalo te lënda

Ja video nga aksidenti i djalit të Bujës

fotoValon Buja, djali i kryetarit të komunës së Lipjanit, Shukri Buja, ka shkaktuar vetë aksident trafiku me veturën e tij “BMW” duke dëmtuar pompën e benzinës “Valoni Petrol” në lagjen Veterenik të Prishtinës.

Indeksonline ka siguruar video nga aksidenti ku shihet dëmtimi i veturës së djalit të kryetarit Buja.

Burimet e Indeksonline tregojnë se ngasësi i veturës “BMW” në momentin e aksidentit ka qenë me një shpejtësi të madhe.

Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes me njësitet përkatëse dhe ka hapur rast ndaj Valonit për dëmtim prone.

I biri i kryetarit të komunës së Lipjanit edhe më herët ka pasur rast të hapur në Policinë e Kosovës, për shkak se në automjetin që e drejtonte ai, është gjetur revolja e babait të tij./V.K/Indeksonline/

http://www.youtube.com/watch?v=nlNa3mtWxzI

Lini një koment