Gjilani dhe Podujeva marrin librat e gjendjes civile
Në Agjencinë e regjistrimit civil u bë pranim-dorëzimi i librave të certifikuara të gjendjes civile, të kthyer nga Serbia për Komunën e Podujevës dhe Gjilanit.
Ushtruesi i detyrës së kryeshefit të ARC-së Abedin Mehmeti, i dorëzoi Komunës së Podujevës gjithsej 1066 libra civilë dhe fetarë të gjendjes civile, kurse Komunës së Gjilanit 935 civilë dhe fetarë.
Dorëzimi i regjistrave për këto komuna është vazhdimësi e dorëzimit që po bëhet nga MPB, e cila kohë me parë ka dorëzuar Librat Komunës së Prishtinës, Obiliqit, Fushë Kosovës, Gllogovcit dhe Lipjanit.
E veçanta e kësaj radhe është se tani këto Libra po bëhen me kopertina të forta të libërlidhjes.
Kthimi i regjistrave të gjendjes civile, të skanuar dhe të certifikuar, është pjesë e marrëveshjes së 2 korrikut 2011, në mes të delegacioneve të Prishtinës dhe Beogradit. /Telegrafi/