Kalo te lënda

Dacic: Prishtina po e rrezikon marrëveshjen e Brukselit

f_0807191307246_mKryeministri serb, Ivica Dacic ka shprehur sot shqetësimin e tij për përpjekjet e ekipit të ekspertëve të Prishtinës që sipas tij janë duke e sfiduar implementimin e marrëveshjes për organizimin e zgjedhjeve lokale në Kosovë.

“Problemi është që, ndryshe nga marrëveshja e Brukselit, pjesëtarët e ekipit të Prishtinës po bëjnë përpjekje që të shmangin principin e neutralitetit ndaj statusit. Me këtë rrezikohet i tërë procesi i dialogut në Bruksel”, është deklarata e Dacict, që sipas një njoftimi të qeverisë serbe, ia ka thënë ambasadorit amerikan në Beograd, Michael Kirby.

I njëjti njoftim thotë se Dacic ka potencuar se Qeveria serbe është për vazhdimin e dialogut me Prishtinën në Bruksel.

Lini një koment