Bush lëshohet nga spitali pas operacionit në zemër
Teksas, 7 gusht – Ish presidenti amerikan, George W Bush është lëshuar nga një spital në Teksas pas një operacioni në zemër për të zhbllokuar një arterie gjaku.
Zëdhënësi i tij, Freddy Ford ka thënë se presidenti i 43-të “është për mrekulli” derisa është kthyer në shtëpinë e tij.
Detaje të tjera nuk janë bërë të ditura.