Kalo te lënda

Aksident, vdes një femër, lëndohen tre të tjerë

fotoCAK0M7TOSH.K., 39-vjeçare ka humbur jetën në një aksident trafiku që ka ndodhur sot rreth orës 00 e 30 minuta në fshatin Gremnik të Klinës, përderisa tre të tjerë kanë marrë lëndime trupore.

Policia Rajonale e Pejës ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur në rrugën regjionale Gjakovë-Klinë dhe në të ka qenë i përfshirë vetëm një automjet i tipit “Golf II”.

Në automjet kanë qenë katër persona, dy meshkuj dhe dy femra. Sipas hetimeve në vendngjarje, mësohet se deri te aksidenti kishte ardhur pasi shoferi kishte humbur kontrollin e lëvizjes me ç’rast është rrokullisur automjeti. /Indeksonline/

Lini një koment