Kalo te lënda

Si ti shmangeni turmave nëpër vendkalimet kufitare?

temp_Horgosh_520790354Udhëtarët që vijnë në Serbi nëpëmjet Kroacisë dhe kalojnë në vendkalimin kufitar Batrovci, ditët e fundit kanë pritur nga 3 deri 6 orë në kolona. Në dalje nga Serbia drejt Kroacisë pritet rreth 30 minuta, ndërsa turmat kanë filluar të paraqiten në vendkalimin kufitar me Maqedoninë dhe atë me Bullgarinë, ku pritet prej 45 minuta deri një orë.


Rrugë alternative në vendkalimin kufitar Batrovci është vendkalimi kufitar në Baçka Pallanka, ku në të dy drejtimet pritet prej 15 deri 30 minuta.
Në vendkalimet me Hungarinë, këto ditë janë shenuar më pak turma, në Horgosh pritet rreth një orë. Për çdo rast, rrugët alternative janë në Gjala dhe Bajmok, kur pritjet mund të zgjasin deri 15 minuta.


Në Preshevë, për shkak të mos hapjes edhe më tej të vendkalimit kufitar Miratoc – Llojan, rrugë alternative mbetet ajo nëpërmjet Prohor Pçinjski, mirëpo pritet në Preshevë – Tabanoc, këto ditën nuk kanë shkuar mbi 60 minuta.

Lini një koment