Kalo te lënda

Si e “mashtroi” Monica Lewinsky Bill Clintonin

temp_Lewinski_Clinton_381117213Një kasetë, ku dëgjohet Monica Lewinsky duke i thënë ish- presidentit amerikan, Bill Clinton, se ajo do hiqte të gjithë rrobat nëse ai do të pranonte ta takonte atë në mënyrë private, është publikuar sot.

Kaseta është pjesë e regjistrimeve të brendshme të Shtëpisë së Bardhë, kurse në të dëgjohet Lewinsky duket u lutur në mënyrë dëshpëruese që presidenti të takohej me të privatisht.

Më përpara mendohej se kaseta në kohëzgjatje prej katër minutash, që është regjistruar në nëntor të vitit 1997, ishte shkatërruar pas bërjes publike të aferës seksuale në vitin 1998.

Por tani kaseta është publikuar nga National Enquirer.

Lewinsky, në atë kohë 24 vjeçe, i thotë presidentit të martuar se dëshiron ta takojë patjetër. Ajo i thotë Clintonit se “është shumë e bukur dhe tërheqëse” për t’u refuzuar.

Lewinsky i ofron presidentit dy zgjidhje, ose që të takohet me të në zyrë, ose të shikojnë bashkërisht një film.

“Meqë e di që nesër do të jeni vetëm, kam dy propozime për ju, por në çdo rast ju do takoheni me mua. Mund të heq të gjitha rrobat dhe do të nis… epo… Nuk do e shijoje këtë? Shpresoj të ju shoh më vonë dhe shpresoj që të ndiqni skenarin tim dhe atë çfarë dua”.

Madje Lewinsky i jep udhëzime presidentit se si të veprojë me sekretaren, që duhet të rregullojë agjendën, në mënyrë që gjërat të mos bien në sy.

“Ndërkohë unë do përvidhem dhe ne mund të kemi një takim të shkurtër, 15 minuta ose gjysmë ore. Sa të duani ju”, shprehet ajo.

“Nuk mund të më refuzosh sepse jam shumë e bukur dhe e adhurueshme. Për më tepër, së shpejti nuk do jem këtu për të ardhur për vizitë”.

“Jam shumë këmbëngulëse, por hëm… vërtet dua të ju shoh”.

Lewinsky ishte vetëm 22 vjeçe kur mendohet se ka pasur kontaktin e parë seksual me ish-presidentin amerikan. Në total mendohet se ata kanë pasur nëntë kontakte seksuale nga viti 1995 deri në vitin 1997.

Historia u bë publike në vitin 1998 dhe e ka përndjekur vazhdimisht Bill Clintonin.

Edhe tani që bashkëshortja e tij, Hillary Clinton, përflitet si kandidate për presidente në vitin 2016, një çështje e tillë ridel në sipërfaqe.

Lini një koment