Shkupi e përcjell politikën e Serbisë, ndaj Kosovës
ESHS, njëjtë si qarqet më radikale të politikës serbe dhe ruse, vazhdon që kundrejt Kosovës të pozicionohet në bazë të rezolutës 1244 të Kombeve të Bashkuara. Në raportin e fundit të publikuar të hënën, ESHS sërish e emërton Kosovën me “Kosovo/UNSCR 1244”
Qindra miliona eurot që Kosova për çdo vit i sjell ekonomisë së Maqedonisë, nuk i bëjnë shumë përshtypje Enti Shtetëror të Statistikave (ESHS) në Maqedoni. Ky institucion, i udhëhequr nga drejtoresha Bllagica Novkovska, vazhdon ta emërojë Kosovën me fusnotë edhe pse kanë kaluar më shumë se tre vite që kur Maqedonia zyrtarisht e ka njohur pavarësinë e Kosovës, shkruan sot gazeta Lajm e Shkupit.
Reagimet e shumta të shqiptarëve të Maqedonisë ndaj kësaj praktike nënçmuese të ESHS-së kundrejt Kosovës, nuk kanë ndryshuar asgjë. ESHS, njëjtë si qarqet më radikale të politikës serbe dhe ruse, vazhdon që ndaj Kosovës të pozicionohet në bazë të rezolutës 1244 të Kombeve të Bashkuara. Në raportin e fundit të publikuar të hënën, ESHS sërish e emërton Kosovën me “Kosovo/UNSCR 1244”.
Kjo politikë e ESHS-së revolton opinionin shqiptar në Maqedoni. Mirëpo analistët thonë se nuk bëhet fjalë vetëm për qëndrim të institucionit ku shqiptarët kanë shumë pak qasje (ESHS), por se faj ka edhe Qeveria.