Serbët bllokojnë kufirin e Jarinjës
Rreth 300 serbë prej orës 11:25 janë duke e mbajtur të bllokuar kufirin e Jarinjës, duke pamundësuar qarkullimin e automjeteve nga drejtimi i Kosovës për në Serbi dhe anasjelltas. Sipas burimeve të Kosovapressit, arsyeja e bllokadës ndërlidhet me mos dhënien e pagave nga ana e Serbisë për punëtorët serb në veri në institucionet “shtetërore”.
Mësohet se bllokada do të zgjasë deri rreth orës 14:00.