Kalo te lënda

Kosova do të mbetet në pleq

fotoCA0S83AJPersonat që më së shumti migrojnë jashtë shtetit të Kosovës, janë të rinjtë e moshës ndërmjet 15 e 24 vjeç, ndërsa më pak migrojnë ata që kanë njohuri lidhur me politikat e Bashkimit Evropian për migrim, thuhet në analizën e publikuar sot nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike.

Në këtë studim, sipas Grupit për Studime juridike dhe politike, janë përdorur të dhënat nga anketa “Perspektiva Evropiane e Kosovës”, e cila është përgatitur nga zyra e BE-së në Kosovë në vitin 2012.

Nga kjo analizë del se të prirë për megrim janë të rinjtë e moshës 15 deri 24 për shkaqe socio-konomike. Delfinë Elshani, nga ky grup,  tha se instrumentet politike duhet të përqendrohen kryesisht në zgjerimin e mundësive për punësim e të rinjve, transmeton rtk.

Ndër rekomandimet kryesore të kësaj analize për qeverinë e vendit është edhe hartimi i një strategjie informative e cila njofton qytetarët lidhur me politikat e BE-së mbi migracionin.

Qeveria po ashtu duhet ta ketë prioritet punësimin në vende rurale ngase personat nga këto zona janë më të prirët për të migruar.

Ndërkaq kohët e fundit qytetarët e Kosovës kanë shfrytëzuar Beogradin si portë për të kaluar prej aty në ndonjë vend të BE-së dhe për të kërkuar azil, e sidomos pas marrëveshjes së Kosovës me Serbinë për lëvizjen e lirë. Si destinacion kryesor për migrim, konsiderohet Hungaria, pastaj Gjermania dhe vendet Skandinave.

Lini një koment