Kalo te lënda

Gjarpri mbyt dy fëmijë vëllezër në Kanada

f1_06gjarp1375802320Montreal, 6 gusht – Policia kanadeze ka njoftuar se një gjarpër, që kishte ikur nga një dyqan kafshësh shtëpiake, ka mbytur dy fëmijë në provincën kanadeze të New Brunswick. Të dy djemtë, njëri 5 dhe tjetri 7 vjeç, kishin qenë duke qëndruar gjatë natës në apartamentin e një shoku, mbi dyqanin e kafshëve. Sipas policisë, besohet se gjarpri kishte dalë nga kafazi i tij gjatë natës dhe kishte hyrë në apartament përmes tubave të ventilimit. Më pas, ai është kapur nga policia. Ekzaminimet pas vdekjes do të kryhen ndaj dy djemve, që mendohet të kenë qenë vëllezër.

Lini një koment