Enca, “Jam single, por aspak e vetmuar”
Enca, së fundmi keni publikuar videoklipin tuaj më të ri “Real Love” në duet me këngëtarin e ri Ardit Çuni. Na flisni pak më shumë rreth këtij projekti?
Kënga “Real Love” është single-i im më i fundit, dhe njëkohësisht single im i parë anglisht duke qenë se është një produkt i disa producentëve britanikë. Inicatiori i këtij projekti është Ardit Cuni i cili më ftoi për këtë bashkpunim, kënga me pëlqeu shumë që me dëgjimin tim paksa se ishte një zhanër (dance latin) të cilin unë nuk e kisha kënduar më parë, megjithatë kjo gjë më intrigoi akoma më shumë për ta provuar.
Para disa muaj ju publikuat një këngë shumë ritmike “Jepe Tash”, na trego pak se sa u pëlqye dhe sa u mirpirt kjo këngë nga publiku?
“Jepe Tash” sapo mbushi një muaj. Mund të them se edhe pse nuk ka shumë kohë në treg është tashmë kënga ime më e suksseshhme, dhe për këtë gjë më vjen shumë mirë sepse ishte një projekt për të cilin punuan shumë njerëz për një kohë të gjatë. Njerëzit kanë filluar të më identifikojnë si “Enca e Jepe Tash” (qesh). Ishte një këngë ndryshe për muzikën tonë dhe më vjen shumë mirë që pati sukses.
Ju këtë vit ishit pjesë e edicionit të 10-të të Top Fest me këngën “Dua të jesh ti”, na trego pak se sa u ndave e kënaqur nga ky festival duke qenë se arritët deri në gjysëmfinale?
“Dua Të jesh ti “ ishte gjithashtu një eksperiment, ishte hera e parë që unë vij me një baladë pop, me një stil më serioz dhe romantik se zakonisht. Megjithatë kënga u prit shumë mirë,u klasifikua në top 10 këngët e këtij edicioni, si nga ato më të klikuarat, transmetuarat, pelqyerat etj. Ishte një rritje për mua në aspektin profesional dhe për këtë më vjen mirë.
Ju jeni vetëm 17 vjeç. Keni vendosur ende se në cilat drejtime do të fokusoheni në të ardhmen?Në ato të cilat jam fokusuar deri tani… muzika të paktën për të ardhmen e afërt është primare për mua, sigurisht pa lënë prapa dhe studimet e larta për diçka të cilën e shoh të lidhur me muzikën në një të ardhme më të largët.
Sa jeni e angazhuar gjatë verës nëpër koncerte?
Këtë verë jam e angazhuar dhe me disa projekte më të veçanta përveç koncerteve, do të jem pjesë e një touri interesant të cilin do e zbuloj për pak ditë.
Cilat janë projektet më të afërta të Encës. Do të na sjellësh ndonjë videoklip të ri, ndonjë duet apo pjesmarrje në ndonjë festival?
Do të lançoj dhe një këngë tjetër gjatë verës për të cilën jam duke punuar. Ende nuk e kam ndarë mendjen për festivalet në vazhdim, megjithatë një projekt tjetër i madh është një bashkepunim me një emër të rëndësishëm në muzikën shqiptare.
Po nga jeta private çfarë na thotë Enca. Vazhdon të mbetesh “single”?
Single por aspak e vetmuar (qesh).
Po për pushimet verore ke vendosur ku dhe me kë do ti kalosh?
Sapo kalova një pjesë të pushimeve verore jashtë shtetit me familjen, ndërsa pjesën tjetër të pushimeve të verës do e kaloj mes koncerteve…
Sa jeni e kënaqur me suksesin tuaj deri më tani?
Unë gjithmonë kam qenë vajza që nuk kënaqet lehtë prej vetës dhe që gjithmonë kërkon më shumë, jam shumë e përkushtuar dhe e angazhuar pas muzikës dhe sigurisht kam një rrugë të gjatë përpara, megjithatë për një artiste të re është fillim i mirë.