Kalo te lënda

Bush operohet me sukses në zemër

f1_06bush1375807723Ish-presidenti amerikan, George W. Bush iu nënshtrua me sukses një operacioni në zemër pasi doktorët zbuluan bllokimin e një arterie.Lajmi u njoftua nga zëdhënësi i ish-presidentit. Ai tha se operacioni u krye të martën në mëngjes, një ditë pas zbulimit të problemit me arterien gjatë një kontrolli mjekësor rutinë.

Sipas zëdhënësi, 67-vjeçari aktualisht është në gjendje shumë të mirë dhe pritet të lërë spitalin ditën e mërkurë.

Të enjten ai do t’i rikthehet aktivitetit të tij të përditshëm me nisjen e një fushate ndërgjegjësimi për qytetarët që të kryejnë rregullisht kontrollet mjekësore.

Lini një koment