Zyrtarë qeveritarë i kanë borxhe të pashlyera KZAP-it
Shumë parti politike, nisma qytetare e kandidatë të pavarur vazhdojnë t’i kenë borxhe KZAP-it që prej zgjedhjeve të 2009-s. ADK-ja e Edita Tahirit, e cila është zëvendëskryeministre e Kosovës, që prej zgjedhjeve lokale të 2009-s nuk e ka paguar gjobën prej 3200 eurosh. Në listën e borxhlinjve figuron që nga 2009-a edhe PLK-ja e zëvendësministrit të Kulturës, Gjergj Dedaj, shuma e së cilës gjobë është 4800 euro, ndërkohë PDKI-ja e Zef Morinës ende nuk e ka paguar gjobën prej 3200 eurosh.
Nëse këto borxhe nuk mund të shlyhen nga partitë politike, atëherë ato rrezikojnë të mbesin jashtë procesin zgjedhor të 3 nëntorit, meqë nuk do të mund të certifikohen, transmeton Koha.
Valmir Ismaili nga KDI-ja e sheh edhe PZAP-in si fajtor në këtë rast. Ai thotë se partitë politike kanë bërë shkelje të dyfishta, njëherë duke shkelur rregullat në zgjedhje dhe tjetra duke mos paguar gjobat. Asnjë parti politike deri tashti nuk ka aplikuar për certifikim në KQZ, ndërsa afati ligjor për certifikimin e tyre përfundon më 4 shtator./indeksonline/