Kalo te lënda

Rrëzohet helikopteri ushtarak amerikan (Video)

f_0805181825447_mHelikopteri “HH-60” i forcave të armatosura amerikane u rrëzua sot në ishullin jugor japonez Okinawa.
Incidenti ajror ndodhi në territorin e bazës “Camp Hansen” të vendosur në pjesën qendrore të ishullit.

Tre anëtarët e ekuipazhit të helikopterit kanë mbijetuar. Fati i një personi tjetër, i cili ndodhej në bord, aktualisht mbetet i panjohur.

“Ne disponojmë informacionin se tre anëtarë të ekuipazhit të helikopterit, që u rrëzua në territorin e bazës “Camp Hansen”, kanë mbijetuar”, njoftoi Ministri i Mbrojtjes i Japonisë, Itsunori Onodera.

Ministri nuk dha sqarime më të hollësishme në lidhje me gjendjen e viktimave të incidentit ajror.
http://www.youtube.com/watch?v=c-SxCu1A5us

Lini një koment